Seanca për buxhetin shtyhet në ora 17:00

Aktuale

Seanca për buxhetin shtyhet në ora 17:00

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Kuvnedi i Kosovës

Seanca për Projektligjin për Buxhetin e paraparë në shqyrtim të dytë që të nisë në orën 14:00 është shtyrë për në ora 17:00.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se seanca u shty për shkak se nuk ishte gati raporti me rekomandime.

“Deri më tani pritëm për përgatitjen e materialeve të nevojshme për seancë, por sapo u informuam nga administrata që deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amendamentet nuk do të jetë gati. Kështu që seanca shtyhet për orën 17:00”.

Ky projektligj ka kaluar dje në shqyrtim të parë me 64 vota pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat