Këta janë mjekët kujdestar në Infektivë dhe në Intensivë duke u kujdesur për pacientët me Covid

Aktuale

Këta janë mjekët kujdestar në Infektivë dhe në Intensivë duke u kujdesur për pacientët me Covid

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Ilustrim

Punëtorët shëndetësorë, mjekët dhe infermierët janë konsideruar me të drejt heronjtë e këtij viti duke luftuar kundër sëmundjes Covid-19.

Edhe sonte në natën e ndërrimit të moteve punëtorët shëndetësorë janë në krye të detyrës.

Në Klinikën Infektive në QKUK sonte janë në kujdestari mjekët në krye me drejtoreshën e Klinikës Dr. Lindita Ajazi-Berisha, dhe specialistët tjerë Dr. Ajete, Dr. Teuta, Dr. Visari dhe anesteziologu Dr. Valoni.

Ndërkaq në Mjekimin Intensiv Qendror Covid anesteziologët Shkëlzen Muriqi dhe Naim Kuqi, ndërsa Dr. Gazmend Spahija po kujdeset për pacientët në post-operativ në Mjekimin Intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat