Pacolli për Riza Smakën: Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik

Aktuale

Pacolli për Riza Smakën: Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik

Nga: G.B Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:35
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së profesorit Riza Smaka, i cili ka thënë se ka qenë ndër bashkëpunëtorët e tij të parë, pas hyrjes së AKR-së në skenën politike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Smaka do të mbahet mend edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosovës si deputet i AKR, përcjell Bota sot.

Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, ndërsa ka thënë se ai ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik.

Postimi i tij i plotë:

Profesori i nderuar Riza Smaka na paska lënë.

Njëri ndër bashkëpunëtorët e mi të parë pas hyrjes së AKR në skenën politike, profesor Smaka do tê

mbahet mend ndër të tjera edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosovës si deputet i AKR.

Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohës i mirë i sistemit juridik.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat