Rudi kujton Zemajn: Vrasjet politike janë plaga më e madhe për Kosovën

Aktuale

Rudi kujton Zemajn: Vrasjet politike janë plaga më e madhe për Kosovën

Nga: L.O. Më: 4 janar 2021 Në ora: 10:25
Fetah Rudi

Deputeti nga LDK, Fetah Rudi ka kujtuar kolonelin Tahir Zemaj në 18 vjetorin e vdekjës së tij.

Rudi përmes një postimi tha që janë bërë 18 vite nga vrasja e trefisht, përcjell “Bota sot”.

Më tej deputeti thotë qe vrasjet politike janë plaga më e madhe per Kosovën.

Postimi i plotë

18 vite nga vrasja komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Deçan. Vrasjet politike jane plaga me e madhe per Kosoven. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosoves nuk eshte e plote. Lavdi hero i Kosoves, lavdi jetes dhe vepres se kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat