Hoti: Sa më parë të zbardhen rrethanat e shpërthimit

Aktuale

Hoti: Sa më parë të zbardhen rrethanat e shpërthimit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:03
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj.

Hoti uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, ndërsa kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Postimi i plotë:

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre. Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat