Fitim Uka: Para se të dilnim nga Kuvendi, i rregulluam 60 ulëse për deputetët e VV-së të mandatit të ardhshëm

Aktuale

Fitim Uka: Para se të dilnim nga Kuvendi, i rregulluam 60 ulëse për deputetët e VV-së të mandatit të ardhshëm

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:52
Fitim Uka

Sot me gjasë ishte seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë.

Në mbledhjen e fundit, në Kuvend u miratua vendimi për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse në botë.

E deputeti i VV-së, Fitim Uka, u kujdes që të meret me një çështje interesante.

Ai me anë të një postimi në Facebook tha se bashkë me kolegun e tij u kujdes që të rregullojë ulëset për 60 deputetetët e VV-së në mandatin e ardhshëm.

“Bashkë me Valon Ramadanin i mbyllëm dyert e Kuvendit dhe i rregulluam ulëset që do të presin mbi 60 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në mandatin e ardhshëm!”, ka shkruar Uka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat