Befason ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes, ka fjalë të mëdha për Avdullah Hotin e Lumir Abdixhikun – “kryeministri nuk iu ikë betejave”

Aktuale

Befason ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes, ka fjalë të mëdha për Avdullah Hotin e Lumir Abdixhikun – “kryeministri nuk iu ikë betejave”

Nga: N. H Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:24
Lumir Abdixhiku

Ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes dhe PSD-së, Shkodran Hoti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar paraqitjen e mbrëmshme të ish-ministrit në “Qeverinë Kurti”, Lumir Abdixhiku.

Hoti thotë se Abdixhiku e pati performancën më të mirë nga zyrtarët e LDK-së kohëve të fundit.

Kurse, për kryeministrin Avdullah Hoti, ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes, shprehet se “Hoti tregoi që nuk iu ikë betejave dhe ka treguar vazhdimisht që mund të bëhet politikë edhe pa bërryla e pa zhurmë”.

Ja shkrimi i tij:

Mbrëmë në Pressing me Leonared Kerqukin, Lumir Abdixhiku e pati performancën më të mirë nga zyrtarët e LDK'së kohëve të fundit. Për këdo që e njeh funksionimin e një organizate siç është partia, paraqitja e tij e mbrëmshme ishte infuzion për mobilizim të brendshëm.

Ai tha shumë gjëra që do të duhej të thuheshin më herët nga LDK, ishte i rezervuar mjaftueshëm sa për të mos e dëmtuar partinë në prag të një procesi zgjedhor dhe paralajmërues aq sa duhet në lidhje me atë qe e pret partinë pas zgjedhjeve.

Sidoqoftë, krejt këto do ta ndihmonin më shumë LDK'në sikur të thuheshin më herët. Madje edhe vetë Lumirin. Më shumë guxim nga ky i fundit edhe në deklarime edhe në marrje të përgjegjësive më herët, do të ishte më e dobishme për LDK'në.

Duhet thënë troç se për periudhën në të cilën sot ndodhet LDK, duke qenë shenjestër nga çdo anë, guximin më të madh e tregoi Avdullah Hoti duke marrë përgjegjësinë e kandidimit, e cila kësaj radhe veç privilegj nuk ishte. Ai u bë kandidat për kryeministër kur askush nuk i thyente këmbët drejt kësaj pozite, meqë dihej se beteja ështē e humbur ende pa filluar.

Zoti Hoti mund të mos e këtë karizmën e shumë bashkëpartiakëve të tij; mund të mos e këtë oratorinë që e kanë kundërshtarët e tij; mund të mos e këtë sloganin "Guxo" të Dr. Haxhi Avdylit; mund edhe të përqeshet për dukjen e tij siç bëhet zakonisht nga militantët e partive të tjera. Megjithatë zoti Hoti tregoi që nuk iu ikë betejave dhe ka treguar vazhdimisht që mund të bëhet politikë edhe pa bërryla e pa zhurmë. Këto nuk duhet t'i harrojë veçanërisht LDK'ja dhe elektorati i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat