Me dy aeroplan nisen për Turqi të lënduarit pas shpërthimit në Ferizaj

Aktuale

Me dy aeroplan nisen për Turqi të lënduarit pas shpërthimit në Ferizaj

Nga: N.Sh Më: 7 janar 2021 Në ora: 06:35
Armend Zemaj në aeroportin e Prishtinës

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka treguar se janë nisur për shërim në Turqi personat që u lënduan pas shpërthimit në Ferizaj që ndodhi dy ditë më parë.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi fotografi nga aeroporti, thotë se me nëpërmjet dy aeroplanëve sot janë nisur të lënduarit për Turqi.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes”, shkruan Zemaj.

“E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar”, thotë ai.

“Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, përfundon Zemaj.

Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në...

Posted by Armend Zemaj on E mërkurë, 6 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat