Peci thotë se Mustafa ka bashkëpunuar me ata që dogjën flamurin dardan

Aktuale

Peci thotë se Mustafa ka bashkëpunuar me ata që dogjën flamurin dardan

Më: 7 janar 2021 Në ora: 07:27
Faton Peci dhe Vjosa Osmani

Anëtari i kabinetit të Vjosa Osmani, Faton Peci, ka thënë se Isa Mustafa nuk ka të drejtë të akuzoj Vjosa Osmanin se po bashkëpunon me ata që nuk e duan flamurin dardan.

Mustafa ka thënë se nuk mund të jesh edhe me ata persona janë kundër Ibrahim Rugovës derisa e do flamurin dardan.

Këtë e kishte thënë si referencë kundër Vjosa Osmanit dhe bashkëpunimit të saj me VV’në.

“Para më shumë se 15 viteve disa persona që dihen me emër e mbiemër dogjën flamurin dardan midis sheshit të Prishtinës. Ata persona më vonë gjetën vend në zyrën e kryeministrit Thaci. Isa Mustafa bashkëpunoi me këta njerëz për disa vite me radhë”, ka thënë Peci si kundërpërgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat