Vendimi i Kushtetueses, zëdhënësi i LVV-së sqaron kandidimin e Kurtit dhe Haxhiut në këto zgjedhje

Aktuale

Vendimi i Kushtetueses, zëdhënësi i LVV-së sqaron kandidimin e Kurtit dhe Haxhiut në këto zgjedhje

Nga: A.SH Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:59
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë se, Gjykata Kushtetuese me shpalljen e vendimit për Qeverinë Hoti si të jashtëligjshme, ka bërë me dije se edhe presonat të dënuar me burg nga 1 në 3 vjetë nuk mund të jenë deputet.

Por sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit, andaj në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore.

Postimi në Facebook:

Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një rast dhe çështje specifike. Kemi kërkuar mendimin e saj për pretendimin tonë se Qeveria Hoti është e jashtëligjshme duke qenë se ajo ishte formuar me votën e z. Etem Arifi, i cili, sipas nesh, nuk kishte mandat deputeti sepse paraprakisht ishte i dënuar për një vepër penale me burgim për më shumë se një (1) vit. Gjykata, në këtë rast, ka mundur të bëjë dy gjëra; ta konfirmoj pretendimin tonë apo ta hedhë poshtë. Ajo e ka konfirmuar pretendimin tonë, duke thënë se Etem Arifi nuk kishte mandat të deputetit sepse ishte i dënuar me burgim, prandaj edhe qeveria, me votën të cilit ishte formuar, është e jashtëligjshme. Nga ky moment, e ka bërë të qartë se tash e tutje një individ i dënuar me burgim për më shumë se një (1) vjet në tre (3) vjetet e fundit, nuk mund të jetë deputet. Kaq! Pra, përpos shpalljes së Qeverisë si jokushtetuese, ky ka qenë rezultati tjetër nga objekti i shqyrtimit që e ka pasur Gjykata Kushtetuese. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore.

Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat