Idrizi: Pa PDK-në nuk ecën shteti

Aktuale

Idrizi: Pa PDK-në nuk ecën shteti

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:55
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Valdete Idrizi

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se qeveria Kurti e kjo në detyrë në krye me Avdullah Hotin, kanë qenë qeverisje inatesh e qeveri ku janë larë hesapet.

Ajo tha se Partia Demokratike ka luajtur rol kyç si opozitë gjatë dy qeverive të fundit.

“E kemi pa VV që nuk ka votuar pro për asnjë, nëse do ishim edhe ne negativ, ku do shkonte ky vend. U pa që pa PDK-në nuk mundet me ecë ky shtet. E kemi luajtur një rol kyç në një qeveri jashtëzakonisht të lodhtë, e kemi ndihmuar shtetin të ecë tutje, jo këtë qeverinë Hoti apo Kurti”, tha ajo.

Sipas saj, qytetari duhet t’i mbaj mend të dy këto qeveri e po ashtu PDK-në për alternativat që kanë dhënë.

“Kemi pa qeverisje inatesh, qeveri ku janë larë hesapet mes vete dhe ne kemi qëndruar bukur mirë si opozitë. Kemi thënë që mblidhini votat dhe do t’i keni edhe tonat. Ishte me të vërtet qeveri e lodhtë dhe është mirë që shkoi dhe duhet qytetari t’ua mbaj mend. Sidomos PDK-në do ta mbajnë mend si opozitë tejet konstruktive, kemi pasë nisma konkrete, amendamente, kemi ofruar alternativa që do parandalonin këtë situatë”, tha ajo.

Idrizi insiston se pa partinë e saj vendi do të shkonte në kolaps, teksa mbështetet në votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe atë për buxhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat