Haradinaj: Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze

Aktuale

Haradinaj: Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:34
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Pejë.

Ai ka theksuar se Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze dhe zhvillim ekonomik.

“Ideja e Fondit të Mbijetesës Ekonomike, programi i AAK-së për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve po gjen përkrahje çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze dhe zhvillim ekonomik. Ideja e Fondit të Mbijetesës Ekonomike, programi i AAK-së për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve po gjen përkrahje çdo ditë e më shumë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat