Përfundon afati në KQZ, Valmir Elezi: Vetëm dy koalicione parazgjedhore

Aktuale

Përfundon afati në KQZ, Valmir Elezi: Vetëm dy koalicione parazgjedhore

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:45
Valmir Elezi

Në ora 18:00 është përmbyllur afati për partitë politike që kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit përmes koalicioneve parazgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se brenda afatit janë dorëzuar kërkesat për koalicion VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, si dhe koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora dhe Graðanska Inicijativa Gore.

Elezi: Vetëm dy koalicione parazgjedhore

“Gjatë afatit të vendosur, 8 janar – 12 janar, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV). Koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG). Ju njoftoj se kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes përmes koalicionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt, se afati i aplikimit për certifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat