Ish-deputeti i LDK-së: Nuk na duhen partneritete me subjekte politike private

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së: Nuk na duhen partneritete me subjekte politike private

Nga: A.Z Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:02
LDK

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja është vlera dhe kapitali i Kosovës dhe se kemi mjaftueshëm potencial intelektual politik dhe akademik që të udhëheqim proceset e rëndësishme shtetërore.

Ai ka shtuar se nuk na duhen partneritete me subjekte politike private, përcjell “Bota sot”.

Tutje ka thënë se duhet të shkojm të vetëm në zgjedhje dhe mos të përçojmë konfuzion te elektorati ynë besnik.

Postimi i plotë:

LDK eshte vlerë dhe kapital nacional i Kosovës. Ne kemi mjaftueshëm potencial intelektual, politik, profesional dhe akademik që t'u paraprijmë dhe të udhëheqim me proceset e rëndësishme shtetërore dhe nacionale.

Nuk na duhen partneritete me subjekte politike private që na dëmtojnë në këtë proces zgjedhor.

Duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe të mos përçojmë konfuzion te elektorati ynë besnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat