Boga dhe Rugova në terr që tri javë

Aktuale

Boga dhe Rugova në terr që tri javë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:43
Rugova

Boga dhe Rugova kanë tri javë që kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur në "Facebook" nënkryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi.

Thaçi është shprehur i mllefosur dhe theksoi se që nga koha që ka rënë borë Boga është pa drita.

"Boga dhe Rugova në terr, turp për shtetin tonë! E thatë, e dogjët, e ngrit, e varrosët të gjallë Bogën ju KEDS Energy! Boga ka tri javë pa drita! E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media, që mbushni portalet me telenovela? Boga, destinacioni më i bukur dimëror i Kosovës, prejse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita. Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit", ka shkruar ai në "Facebook".

Postimi i tij i plotë:

Boga dhe Rugova në terr - turp për shtetin tonë ! E thatë, e dogjët, e ngritë, e varrosët të gjallë Bogen ju KEDS Energy!

Boga ka tri javë pa drita!

E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Boga destinacioni më i bukur dimëror i Kosovës, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita .

Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit.

Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogën, Rugovën? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogën, Rugovën perlën e Kosovës? Jemi bere mollë per kusuritje nga injorantët dhe burokratët politikë, të cilët as qe dine çka dëshirojnë!

Ne jemi heronjtë e se ardhmes....! Kosova ka nevojë për neve dhe të tjerët, që të ardhmen individuale e familjare ia falem kësaj toke për te krijuar dhe hapur një horizont te ri për gjeneratat që vinë! Skënder Thaçi, pronar Hotel Magra Austria Bogë &Nënkryetar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat