Ahmeti krenohej me rregullimin e rrethrrotullimit në Arbëri, por krejt çka përfituan qytetarët janë kolonat e gjata!

Aktuale

Ahmeti krenohej me rregullimin e rrethrrotullimit në Arbëri, por krejt çka përfituan qytetarët janë kolonat e gjata!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 08:40
Rrethrrotullimi në Arbëri

Në fillim të muajit dhjetor ndryshime u bënë në një prej pjesëve më të frekuentuara në Prishtinë, pikërisht tek rrethrrotullimi në lagjen ‘Arbëria’.

Ky rrethrrotullim u bë me ndarje fizike, e që sipas komunës u realizua që të ndihmojnë në rregullimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët në komunikacion.

Por pikërisht që nga vendosja e këtyre ndarëseve në rrethrrotullim, qytetarët kanë pasur ankesa të shumta, pasi çdo ditë paradite e pasdite përballen me kolona të shumta të cilat krijohen pikërisht për shkak të kësaj arsye.

ImageImage

E njëjtë ishte situata edhe mëngjesin e sotëm, ku qytetarëve iu desh të presin shumë gjatë për të arritur në cakun ku edhe ishin nisur.

Në Facebook janë publikuar edhe disa fotografi që shfaqin qartazi problemin në fjalë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat