Vëllezërit Muja me një foto bashkë: Gazmendi i PDK-së thotë se do ta përkrahë Armendin në VV

Aktuale

Vëllezërit Muja me një foto bashkë: Gazmendi i PDK-së thotë se do ta përkrahë Armendin në VV

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:41
Armend, Gazmend Muja

Gazmend Muja i PDK-së thotë se do ta përkrahë në zgjedhjet e jashtëzakonshme vëllain e tij, Armend Mujën që pak ditë më parë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Gazmend Muja e ka publikuar një fotografi në Facebook me vëllain e tij, Armendin.

Ai tha se aderimin e vëllait, Armend Muja në subjektin politik LVV familja e  tij e pranojnë si respekt dhe konsideratë që i bëhet familjes Muja.

“Aderimi i tij në këtë subjekt është vlerë e shtuar për LVV, ndërsa obligim për Armendin që me përkushtimin më të madh ta begatojë edhe më shumë misionin e tij prej politikani. Nga ana ime-si vëlla, do ta ketë mbështetjen e plotë në arritjen e objektivave të tij, gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat