“Forca LDK”, Kosovës i duhen njerëz të dëshmuar – ish-deputetja e konfirmon se do t’i hyjë garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

“Forca LDK”, Kosovës i duhen njerëz të dëshmuar – ish-deputetja e konfirmon se do t’i hyjë garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: N. H Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:54
Saranda Musliu

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu, ka konfirmuar se do t’i hyjë garës për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Musliu këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

“Kosovës i duhen njerëz që e kanë dëshmuar se udhëheqja më e suksesshme arrihet duke punuar vetëm drejt e me përkushtim”, shkruan Musliu në Facebook.

Ja shkrimi i saj:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.

Të dashur votues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të respektuar bashkëpunëtor e miq të shumtë.

Dua të ju njoftoj se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 14 shkurt, do të jem kandidate për deputete nga dega e LDK-së në Ferizaj.

Fillimisht dua të kërkoj mirëkuptimin e të gjithë juve që më keni votuar në vitin 2019 dhe më keni besuar mandatin e deputetes, nëse në ndonjë rast nuk kam mundur te ju përfaqsoj ashtu siç kam dashur për arsye të njohura, dhe kohës shumë të shkurtër të angazhimit në Kuvend.

Objektivi im kryesor është mbrojtja e interesave tuaja në secilën situatë dhe angazhimi im asnjëherë nuk do të mungojë kur duhet vota ime për projektet e dobishme të shtetit.

Duke i nisur nga përvoja ime edhe si këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Ferizajt, por edhe gjatë një viti si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës besoj se kam arritur të ruaj komunikimin me qytetarët ashtu siç e kanë kërkuar nevojat e qytetarëve.

Sfidat në politikë janë shpeshta por me mbështetjen e elektoratit, ato tejkalohen më lehtë.

Mbes besimplotë se qytetarët kosovarë edhe kësaj radhe do të dijnë t’i zgjedhin përfaqësuesit më të mirë politikë dhe LDK-në si subjekt shtetformues e shtetndërtues.

Institucionet stabile janë domosdoshmëri e integrimeve tona euroatlantike, prandaj ecja jonë është e lidhur ngushtë me mbështetjen ndërkombëtare.

Kosovës i duhen njerëz që e kanë dëshmuar se udhëheqja më e suksesshme arrihet duke punuar vetëm drejt e me përkushtim.

Forca LDK .

Na priftë e mbara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat