Të gjitha rrugët e kalueshme në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Pejë-Kullë, me pajisje dimërore

Aktuale

Të gjitha rrugët e kalueshme në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Pejë-Kullë, me pajisje dimërore

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Për kundër motit të ftoftë, në disa vende me reshje bore dhe ngrica, rrugët në të gjithë territorin e Kosovës janë të kalueshme dhe të gjitha pikat e kalimit kufitare janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, gjendja e rrugëve është e mirë, përveç pikë kalimit kufitarë Pejë-Kullë, që kanë sugjeruar që të kalohet me pajisje dimërore.

Ndërkohë që edhe Policia e Kosovës ka dalë me një apel lidhur me vozitës pas të reshurave me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat