Time Kadrijaj: E çuditshme ta dëgjosh PDK-në në 2021 kur flet për UÇK-në

Aktuale

Time Kadrijaj: E çuditshme ta dëgjosh PDK-në në 2021 kur flet për UÇK-në

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:15
Time Kadriaj

Ish-ushtarja e UÇK-së njëherësh kandidate për deputete nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar me PDK-në.

Kadrijaj thotë se është e çuditshme kur dëgjon PDK-së tek sa flet për vlerat e luftës në vitin 2021 kur në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës.

“E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së” shkruan Kadrijaj në Facebook.

Postimi i plotë:

E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së.
TK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat