Ministrja Haradinaj-Stublla citon Rugovën: Një konfederatë me Shqipërinë është çështje e ardhmërisë

Aktuale

Ministrja Haradinaj-Stublla citon Rugovën: Një konfederatë me Shqipërinë është çështje e ardhmërisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:40
Meliza Haradinaj-Stublla

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se po e përforcon qëndrimin e saj se do të thërras referendum për bashkim me Shqipërinë në vitin 2025, nëse deri atëherë prolongohet qëllimisht njohja universale e Republikës së Kosovës dhe tentohet që në raport me Serbinë – në vend të njohjes së pakusht të pavarësisë sonë nga ana e saj – të krijohet konflikt i ngrirë.

Pas deklaratave të fuqishme të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili para pak ditësh deklaroi decidivisht se:

“nëse nuk do të ketë përparim brenda pesë viteve në Kosovë, nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë!”, sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në përkujtim të dr.Ibrahim Rugovës, në 15-vjetorin e vdekjes së tij, tërthorazi paralajmëroi se një qëndrim i tillë mund të bëhet realitet nëse nuk lëvizet para në përmbylljen e njohjes universale me Kosovën.          

“Rugova: Një konfederatë me Shqipërinë është çështje e ardhmërisë. Aktualisht popullsisë së Kosovës i intereson vetëm shteti i pavarur dhe ky do të ishte dashur të bëhej realitet më mirë dje se nesër” – ky është postimi që ka bërë ministrja Haradinaj-Stublla, në përvjetorin e vdekjes së ish Presidentit Rugova që ngërthen një mesazh jashtëzakonisht të fuqishëm për të ardhmen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat