Hoxhaj takon farmacistët: Me Rimëkëmbjen shëndetësore do t’i ulim çmimet e barnave në tërë Kosovën

Aktuale

Hoxhaj takon farmacistët: Me Rimëkëmbjen shëndetësore do t’i ulim çmimet e barnave në tërë Kosovën

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:22
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me planin e rimëkëmbjes shëndetësore, do ta funksionalizojnë udhëzimin administrativ, i cili përcakton çmimet e barnave në Kosovë duke i bërë ato më të lira.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie.

“Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën. “, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave 💊dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.

Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve!

#Shpërndajeni në shenjë respekti për farmacistët dhe në mbështetje të planit për rimëkëmbjen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat