Hoti: Shpesh Dritoni ma merr gjysmën e senduiçit, në shtëpi më thonë ta paskan hangër

Aktuale

Hoti: Shpesh Dritoni ma merr gjysmën e senduiçit, në shtëpi më thonë ta paskan hangër

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:20
Avdullah Hoti

Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit i janë servuar live në emision, dy senduiçë.

Gjatë kohës sa ishte në Kanal 10 në intervistë, atij u janë servuar dy senduiçë, një për të e një për zëvendësuesin e tij në Qeveri, Driton Selmanajn.

“Më është bë traditë qe sa kohë, që ta marr ushqimin nga shtëpia, edhe për çështje të nevojave që të ushqehem me ushqimin që e bën familja ime, djali im, gruaja ime ose vetë”, tha ai.

Megjithatë, Hoti është ankuar në Driton Selmanajn.

“Me gjithçka i bëj, senduiça të shtëpisë, edhe një mollë. Shumicën e herave ma merr gjysmën Dritoni, edhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi, kur kërkoj darkë, më thonë ta paskan hangër senduiçin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat