Vendimi i PZAP-së, PAK dorëzon ankesë në Supreme

Aktuale

Vendimi i PZAP-së, PAK dorëzon ankesë në Supreme

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:40
Qazim Rrahmani

Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jemi kundër vendimit që të mos certifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën, mendoj është absurde vendimi për shkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani.

Madje siç shkruan EO, ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, duke thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së Valdete Daka në atë kohë ka vepruar ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat