Valdete Idrizi në Pejë: Gratë do ta bëjnë ndryshimin në këto zgjedhje

Aktuale

Valdete Idrizi në Pejë: Gratë do ta bëjnë ndryshimin në këto zgjedhje

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:41
Valdete Idrizi në Pejë

Kandidatja për deputete, Valdete Idrizi, ka qëndruar në Pejë për ta shpalosur programin e PDK-së.

Idrizi, së bashku me kandidaten për deputete Blerta Deliu-Kodra dhe profesosreshën Remzije Shahini Hoxhaj, janë zotuar se në këto zgjedhje gratë do të bëjnë ndryshimin.

Më poshtë, statusi i plotë i Valdete Idrizi:

Sonte në Pejën e dashur me gratë dege vajzat e mrekullueshme të Pejës, aktivistet dhe përkrahëset e devotshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me miket e mija profesoreshën Remzije Shahini Hoxhaj dhe deputeten Blerta Deliu Kodra shpalosëm pjesë nga programi i #Rimëkëmbjes, dhe i japëm përkrahje kandidateve për deputete nga Peja znj. Arta Vokshi Shahini dhe znj. Albina Lleshi. Bashkë u zotuam se në këto zgjedhje ne gratë do ta bëjmë ndryshimin dhe do t’a #Rimëkëmbim vendin!

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeministër

#ValdeteIdrizi21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat