Hoti bisedë online me eurodeputët për zhvillimet politike në Kosovë

Aktuale

Hoti bisedë online me eurodeputët për zhvillimet politike në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:35
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Andrey Kovatchev - eurodeputet, nënkryetar i Grupit të EPP-së për zgjerimin, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësinë Jugore dhe  David McAllister eurodeputet, nënkryetar i EPP-së dhe kryetar i AFET,.

"Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", tha Hoti.

Ai tregoi se nga  Kovatchev dhe McAllister morri vlerësimet  më të larta për punën e deritanishme të Qeverisë në përputhje me orientimin programor dhe ideologjinë e partive anëtare të EPP-së.

Hoti njoftimin e bëri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat