Kandidati i VV-së: Llapi frymon Vetëvendosje

Aktuale

Kandidati i VV-së: Llapi frymon Vetëvendosje

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:37
Fitim Uka

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka, thotë se Llapi frymon Vetëvendosje.

Uka përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se në Llap “djem dhe vajza, burra dhe gra, të rinjë e të moshuar na falën dashni e mbështetje. Krejt dhe drejt… “, ka shkruar Uka.

Postimi i plotë:

E premtja më gjeti në Llap, në vendlindjen e babës, të gjyshit e të stërgjyshit. Llapi frymon Vetëvendosje. Djem dhe vajza, burra dhe gra, të rinjë e të moshuar na falën dashni e mbështetje.

Krejt dhe drejt…

bashkë me shokun e kolegun dr.

Fitim Haziri

(#36), stomatologun që e dëshmoi veten edhe në mandatin e kaluar duke ngritur zërin në Kuvend kundër parregullsive dhe padrejtësive, korrupsionit e keqpërdorimit, sidomos në shëndetësi, aktivistin e Lëvizjes që ishte edhe kryesues i Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në Besianë;bashkë me bacin, me

Fatmir Humolli

(#47), ikonën e gjallë të angazhimit kundër regjimit serb, zërin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, njeriun e dashur të Llapit;bashkë me aktivistin e ri e të jashtëzakonshëm të Lëvizjes, me

Vendenis Lahu

(#76), doktorin e ri e të talentuar që shërbeu në Klinikën e Neurologjisë në njësinë anti-COVID dhe ish-asambleistin e Vetëvendosjes nw Besianw;bashkë me

Halil Thaçi

(#81), kryetar i Qendës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot dhe biznesmenin e suksesshëm;bashkë me

Driton Hyseni

(#105), ish -ushtarin e UÇK-së, ish-oficerin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, me studime pasuinversitare në Krems të Austrisë dhe në Montreal të Kanadasë, që udhëheq me menaxherin për koordinimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës…

…për Llapin e për krejt Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat