Haradinaj për incidentin e Kurtit në Mitrovicë: Kur isha unë kryeministër, serbët s’guxonin të bënin ashtu

Aktuale

Haradinaj për incidentin e Kurtit në Mitrovicë: Kur isha unë kryeministër, serbët s’guxonin të bënin ashtu

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka komentuar tentim-vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë.

Tha se në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër, s’kanë ndodhur incidente të tilla në atë pjesë të Kosovës.

‘Edhe Vuçiqi edhe në disa raste struktura serbe në veri ofendojnë institucionet e Kosovës. Me ju thanë të drejtën sa kam qenë unë kryetar i qeverisë s’ka guxuar me ndodh kështu. Vuçiqi ka pasur kujdes”, tha Haradinaj.

Haradinaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kërkon të zgjidhet president i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat