Pas njohjes së Izraelit, Avdullah Hoti thotë se në Kosovë do të ndodhin edhe këto investime të mëdha

Aktuale

Pas njohjes së Izraelit, Avdullah Hoti thotë se në Kosovë do të ndodhin edhe këto investime të mëdha

Nga: N. H Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:33
Avdullah Hoti

Kosova dhe Izraeli përmes një ceremonie virtuale, sot kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot u ridëshmua se marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës.

Hoti thekson se me SHBA e solli njohjen nga Izraeli, dhe se do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.

Ja shkrimi i tij:

Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.

Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.

Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat