Rrahën me grushte në Minierën e Trepçës, ja si u rrahën zëvendëskryeshefi me një drejtor

Aktuale

Rrahën me grushte në Minierën e Trepçës, ja si u rrahën zëvendëskryeshefi me një drejtor

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Rafet Ibishi dhe Rafet Ibishi

Një rrahje ka ndodhur në Minierën e Trepçës, mes zyrtarëve të saj.

Mësohet se zëvendëskryeshefi i Minierës së Trepçës, Rafet Ibishi dhe drejtori i Financave, Fahredin Berisha kanë goditur njëri-tjetrin me boks.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Është raportuar për një rast sulm në Minierë të Trepçës, janë intervistuar personat, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Arsyeja e rrahjes mes tyre nuk dihet, por kjo ka ndodhur pas mbledhjes së Bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat