Vlora Çitaku nuk mban inate, e shpërndan postimin e Albin Kurtit

Aktuale

Vlora Çitaku nuk mban inate, e shpërndan postimin e Albin Kurtit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:35
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shpërndarë një postim të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Kurti shkroi se shpreson në thellim të bashkëpunimit të politikave me shtetin e Izraelit.

“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka shkruar ai.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë edhe Çitaku në llogarinë e saj personale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat