DnV shpalos planin për monitorimin e fushatës zgjedhore

Aktuale

DnV shpalos planin për monitorimin e fushatës zgjedhore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 06:00
Ismet Kryeziu

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), organizon konferencën e dytë për media.

Aty do të shpaloset plani i DnV-së për monitorimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Gjithashtu DnV do të prezantojë të gjeturat lidhur me monitorimin e mediave, konkretisht debateve zgjedhore për periudhën 13 – 27 Janar 2021.
 
Konferenca mbahet sot në Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat