Dardan Islami: Haradinaj dhe Thaçi të guximshëm që vrapuan natën për votën e Shalës

Aktuale

Dardan Islami: Haradinaj dhe Thaçi të guximshëm që vrapuan natën për votën e Shalës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:19
Dardan Islami

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami, ka thënë se partia e tij është shpëtimtare e Kosovës në rast të krizave.

Këtë ai e mbështeti edhe me veprimin e Ramush Haradinajt që i shkoi në konak ish-deputetit Haxhi Shala për ta bindur që ta votojë Qeverinë Hoti.

“Unë i jam mirënjohës Ramush Haradinajt që bashkë me Hashim Thaçin për atë votën që u bë përrallë atëherë në gjysmë të natës për votën e Haxhi Shalës. Ajo votë nuk ishte për pushtet, sepse atë ditë Vetëvendosja e braktisi Kosovën për çështje kalkulative të tyre në pandemi. Këta vrapuan për atë votë që të kemi një qeveri që i mbajti spitalet dhe institucionet. Unë këtë e marrë si gjë të guximshme dhe pozitive”.

Megjithatë, Islami ka thënë se kompetencat e presidentit janë të përcaktuara qartë me Kushtetuetë dhe në se këtë rast u.d së presidentes Vjosa Osmani i ka tejkaluar ato me deklaratat për KQZ-në.

Islami është shprehur i bindur se AAK-ja do t’i ketë 13-15 deputetë në Kuvendin e Kosovës, përkundër sondazheve që e nxjerrin me përqindje shumë më të ulët.

Ai mendon se Haradinaj do të ishte presidenti më i duhur për t’u përballur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat