Kurti dhe Osmani paralajmëruan pranverën, Hoti: Verë në Dukagjin...

Aktuale

Kurti dhe Osmani paralajmëruan pranverën, Hoti: Verë në Dukagjin...

Nga: G.B Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto nga Dukagjini.

Ai shihet në rrezet e diellit, derisa shijon një filxhan kafe, përcjell Bota sot.

E përmes fotos, ai ka paralajmëruar ardhjen e verës.

“Verë në Dukagjin....”, ka shkruar Hoti përbri fotos së publikuar.

Nuk dihet për çfarë e ka pasur fjalën Hoti, për motin e bukur me diell apo verën në politikë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Kurti dhe Osmani paralajmëruan pranverën politike, derisa ishin në Dukagjin, gjatë fushatës në Pejë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat