A do t’i bashkohet Besa Shahini, Dardan Molliqajt në PSD?

Aktuale

A do t’i bashkohet Besa Shahini, Dardan Molliqajt në PSD?

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur edhe rreth bashkëshortes së tij, ish-ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin.

Molliqaj ka qëndruar i rezervuar duke folur për bashkëshorten e tij, por ka paralajmëruar se ajo po i shqyrton disa opsione për angazhimin e saj publik.

“Besa është dorëhiqur në fundvitin që lamë pas, ka pasur një periudhë kur po dëshiron të pushojë pas angazhimit të saj të gjatë jashtë vendit të saj të banimit.

Tani është duke i shqyrtuar disa opsione të angazhimit të saj publik, por besoj se nuk është e rrugës të flas unë për të sepse ajo i ka bindjet e veta politike dhe karrierën e saj.”, tha Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat