Enver Hoxhaj deklarohet i ‘pafajshëm’ për tubimet: PDK nuk i shkaktoi zgjedhjet, pyetni Kurtin e Hotin

Aktuale

Enver Hoxhaj deklarohet i ‘pafajshëm’ për tubimet: PDK nuk i shkaktoi zgjedhjet, pyetni Kurtin e Hotin

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se kanë qenë lideri i VV’së dhe kryeministri në detyrë që i kanë sjellë zgjedhjet.

Hoxhaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ , i pyetur për tubimet që po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ka thënë se subjekti i tij politik i cili udhëheq ai nuk i ka fajet për zgjedhjet e parakohshme.

“Më së paku është përgjegjëse PDK në zgjedhje të parakohshme, veç nëse pritni që na të mos marrim pjesë në to.

Ne në zgjedhjet e 2019 vetëdijshëm kemi kalu në opozitë, vetëdijshëm e kemi pranu se do ta kemi një mandat në të. Kërkoj që të zvogëlojnë numrin e pjesëmarrësve”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat