Duriqi: LDK shquhet për fushatë të lodhët – po tuten t’ja përmendin emrin VV-së

Aktuale

Duriqi: LDK shquhet për fushatë të lodhët – po tuten t’ja përmendin emrin VV-së

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:19
Gazetari Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk njihet për fushata entuziaste, dhe sipas tij këtë e dëshmon edhe së fundi ku kanë paraqitje të zbehtë për këtë garë zgjedhore.

Duriqi tutje u shpreh se LDK madje në tubimet elektorale, nuk po pranon të përballet me Lëvizjen Vetëvendosje.

”LDK sot po më befasojnë, janë pak më të zëshëm. Sa e kam përcjellë fushatën e LDK-së, LDK-ja shquhet për njëfar fushate të lodhët dhe të zbehtë që e ka pasur”.

”Gjatë kësaj fushate kanë paralajmëruar se do të jenë të ashpër, e tani po ikin me u përballë me Vetëvendosjen. Po ju shohim këtu që edhe emrin po tuten me ua përmend”.

”Kishin paralajmëruar se do të nxirrnin edhe disa gjëra, dhe nuk u pa që u nxor diçka as nga Hoti as nga të tjerët në LDK për Kurtin”.

”Ajo çka folën me arsyetimet përkitazi me skandalet: arsyetime gjithë kohën mund të gjesh”.

”Nuk mundesh politikisht të shfajësohesh. Se LDK-ja bie sot në sondazhe, është se LDK nuk ka marrë hapa për ndëshkime politike”.

”Jashtë asaj e sheh në gjykatë, sepse po e them se skandali më i madh pasluftës ka qenë me veteranët, që është me keqpërdorim edhe të UÇK-së edhe të fondeve”.

”Kështu që LDK nuk ka bërë ndëshkime politile, që do të kishin me i ndihmu.  Nuk jemi për t’i dhënë këshilla por po i tregojmë ku e kanë bërë gabimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat