Hoti: Deri në fund të javës disbursohen 20 milionë euro për 19 mijë fermerë

Aktuale

Hoti: Deri në fund të javës disbursohen 20 milionë euro për 19 mijë fermerë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë.

Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se dyfishimi i subvencioneve në bujqësi është në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Faktet, fakte! Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.Për punë ja ku jemi”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë

Faktet, fakte!

Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.

Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.

Për punë ja ku jemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat