Zgjedhjet në Kosovë, të premten dhe të shtunën do të zhvillohen 45 fluturime nga diaspora drejt Prishtinës

Aktuale

Zgjedhjet në Kosovë, të premten dhe të shtunën do të zhvillohen 45 fluturime nga diaspora drejt Prishtinës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Aeroporti i Prishtinës

Zgjedhjet në Kosovë, të premten dhe të shtunën do të zhvillohen 45 fluturime nga diaspora drejt Prishtinës

Shumë mërgimtarë kanë vendosur të vijnë në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit për të vendosur votën e tyre në vendlindje. Disa prej tyre kanë votuar me postë, por të tjerët pritet të vijnë në Kosovë.

Nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga diaspora në Kosovë.

Bujar Gashi, zyrtar për media në aeroportin e Prishtinës, ka bërë të ditur se të premten pritet të aterojnë në aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.

“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi.

Të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë.

“Më 13 shkurt janë planifikuar 29 fluturime në ardhje, prej tyre 16 fluturime nga Zvicra dhe 12 nga Gjermania, dhe një fluturim nga Turqia në mbrëmje!”, ka thënë Gashi.

Sipas të dhënave nga KQZ, thuhet se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat