Kurti: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë

Aktuale

Kurti: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt.

Kurti ka pohuar se tani qytetarët janë përballë një referendum të dytë, për të vendosur për të ardhmen.

“Qytetarë të dashur, në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë”, ka thënë Kurti në një video drejtuar qytetarëve.

Ai më tej thotë se “dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin”.

“Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.#KrejtDheDrejt për numrin 127, Lëvizja Vetëvendosje”, thotë Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat