“Shpërthen” Halil Geci ndaj PDK-së: Parti e kriminelëve, po mburren me vrasjen e aktivistëve të LDK-së, dyshohen për krime kundër njerëzimit

Aktuale

“Shpërthen” Halil Geci ndaj PDK-së: Parti e kriminelëve, po mburren me vrasjen e aktivistëve të LDK-së, dyshohen për krime kundër njerëzimit

Nga: N.Sh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:59
Halil Geci

Anëtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila në fushatën e tyre zgjedhore po i përdorë spotet e Kadri Veselit për të kërkuar votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Geci me një postim në Facebook, ka kritikuar kandidatin për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhajn, që sipas tij, po lëshon spotet e ‘kriminelëve të dyshuar në Hagë për krime kundër njerëzimit’.

Geci pyet se si do ta vlerësoj Evropa fushatën e PDK-së, e cila po mburret me të dyshuarit për vrasjen e aktivistëve të LDK-së. Sipas tij, PDK-ja kishte thirrur një zëri se më parë e vrasin Ibrahim Rugovën sesa Millosheviqin, madje akuzon se ata kanë kurdisur atentate dhe kanë vra ajkën e kombit.

“PDK njihet si parti e krimit dhe kriminelëve, njihet si parti e plaçkes e zhvatjes së shtetit, që zgjedhjet i ka fituar gjithmonë me gënjeshtra me premtime me hajni me blerje votash me dhunë. PDK me Mulla Enver Hoxhen po të kishte veç pak mend nuk do merrej, dhe nuk do ti postonin spotet e ishë liderve të tyre që janë arrestuar në Hagë për krime kundër njerëzimit, po shyqyr që s’kanë pikë ftyre, si do të justifikohen kryesia e PDK-së botës të civilizur Merkelit dhe Makronit dhe e gjithë Europës, kur një grupim jo i vogël politikë mburret me kriminelët e dyshuar që po ua mbanë lidhur bashkësia ndërkombtare e pikërisht Evropa i ka ndorë”, shkruan Geci.

Reagimi i plotë:

Turpi ka emër PDK

Në detin e gënjeshtrave mund të zësh vetëm peshq të ngordhur.

Në vend që PDK ti ik spoteve të kriminelëve të dyshuar në Hagë për krime kundër njerëzimit, Mulla Enveri dhe i pari i saj i cili synon ta marr kryeministrinë e vendit, ai aktivizon spotet e tyre të dikurshme, sa për t’ia vua turpin dhe për t’ia minuar mundin e një shumice që ka punuar me nderë për këtë vend. Si do ta vlerësoj bota demokratike e veqmas Evropianet fushatën e një partie që mburret me të dyshuarit për krime kundër njerëzimit që po mbahen si të dyshuar në Hagë për vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

Dy dekada me tonelata gënjeshtra, dy dekada saber e gajret, me dhimbje, e me vrasje, hajni e krim, unë jam komandant vetëtima, ti je qkulani, unë jam Luani ju jeni kecat, unë e kam çliruar këtuhen dhe e kam ndjekur okupatorin deri në Prokuple, ti je kanë me Rugovën, Rugova është spiun i Beogradit, pam pam pam vdekje tradhtarëve vrisni tradhtarët, poshtë Ibrahim Rugova. LDK ëshë regjistruar në Beograd, më parë e vrasim Ibrahim Rugovën se Millosheviqin, thirrnin një zëri PDK-ja.

Në tjetrën anë kurdisnin atentatete e vrisnin ajken e kombit, i fynin, i etikojshin si tradhëtar, digjnin lokalet e LDK, vrisnin njerëzit si të ishin shtazë pylli as në pytje nuk merreshin, policia thoshte hetimet vazhdojnë plaçkitet shteti. Unë jam komandant vetëtima, unë kmomandant therrat, e unë komandant Murrizi, unë e kam jaran i komandant P.... me ta kam luftuar, kjo tokë është e imja kush të ka thënë ty me hy këtu, e perzenin njerëzit nga shtepia e tij, o lëshoje shtëpin o ta vras djalin, i mirrej Toka shtetit nga 50 euro ari, të njëjtit shtet i shitej 5000 euro, vritet njeriu pse tregon drejtësinë, të gjitha këto të liga janë meritat e PDK-së dhe akterëve që gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.

PDK njihet si parti e krimit dhe kriminelëve njihet si parti e plaçkes e zhvatjes së shtetit, që zgjedhjet i ka fituar gjithmonë me gënjeshtra me premtime me hajni me blerje votash me dhunë.

PDK me Mulla Enver Hoxhen po të kishte veç pak mendë nuk do merrej, dhe nuk do ti postonin spotet e ishë liderve të tyre që janë arrestuar në Hagë për krime kundër njerëzimit, po shyqyr që s’kanë pikë ftyre, si do të justifikohen kryesia e PDK-së botës të civilizur Merkelit e Makronit dhe e gjithë Europës kur një grupim jo i vogël politikë mburret me kriminelët e dyshuar që po ua mbanë lidhur bashkësia ndërkombtare e pikërisht Evropa i ka ndorë.

20 vite rren e gazep, liberalizimi me këtë parti dhe liderët e Hagës ka ndodhur moti, dalin hajnat në fushat dhe e kerkojn votën pa fije turpi. Kjo i bjen votomni të vjedhi edhe pak, votoni që të fuqizohem edhe pak, votoni ju o budallenj e mos ta lëmë Albinin dhe Vjosën të na e hetoi pasurinë e vjedhur e plaçkitur, votoni votoni PDK-në se ka mbetur edhe pak tokë ti privatizoni, nese na votoni do e blejmë për 10 euro arin e tokës dhe do ia ndihmoi shtetit tim duke ja shitur po të njëjtit shtet për 10000 mijë euro, votoni PDK-në nëse e doni lezetin dhe krimin.

Në detin e gënjeshtrave mund të zësh vetëm peshq të ngordhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat