Petkoviq i reagon Ministres Haradinaj-Stublla për ballafaqimin e Serbisë me krimet gjenocidale

Aktuale

Petkoviq i reagon Ministres Haradinaj-Stublla për ballafaqimin e Serbisë me krimet gjenocidale

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Petar Petkoviq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar shefes së diplomacisë së Kosoves, Meliza Haradinaj-Stublla,  e cila dje pas dënimit të Zoran Gjokiqit me 12 vjet burgim për krimet e kryera në Pejë, u shpreh se ky është vetëm fillimi i drejtësisë.

“Kosova e ka marrë drejtësinë në duart e veta. Dënimi i kriminelëve të luftës është vetëm fillimi.

Serbia dhe gjithë kriminelët e vetë do të mbajnë përgjegjësi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në luftën 1998-99”, ishte reagimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, i cili tronditi pasardhësit e Millosheviqit në pushtet në Serbi.

Menjëherë pas këtij paralajmërimi reagoi Petkoviqi, duke thënë: “Askush nuk është mbajtur ende përgjegjës për vrasjet e serbëve”, një tentativë kjo për të shpërqendruar vëmendjen nga ballafaqimi i domosdoshëm e i shpejtë i Serbisë me krimet gjenocidale që ka kryer në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat