Idriz Ajeti së bashku me Ibrahim Rugovën, themeluesit e Republikës së Parë të Kosovës

Aktuale

Idriz Ajeti së bashku me Ibrahim Rugovën, themeluesit e Republikës së Parë të Kosovës

Nga: N. H Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 10:38
Idriz Ajeti dhe Ibrahim Rugova

Mjeku i njohur, Visar Berisha, që është djali i ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, ka bërë një shkrim për profesorin e shquar, akademik Idriz Ajetin.

Berisha shkruan se akademik Idriz Ajeti ka qenë njëri prej themeluesve të Republikës së Parë të Kosovës, me Ibrahim Rugovën e të tjerë.

“Qysh duhet me kuptue Idriz Ajetin politikisht: besimtar i subjektivitet të Kosovës dhe shqiptarëve në të. Kosovocentrist i pa kthyeshëm. I pa goje në përballje të ulëta por i qëndrueshëm në projektin politik”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Visar Berisha

Idriz Ajeti!

Përtej albanologut, Idriz Ajeti ka qenë njani prej themeluesve të Republikes së Parë të Kosovës, me Ibrahim Rugovën e tjerë. Përfaqësues i krahut perëndimor të inteligjencës shqiptare në Kosovë.

Kryetari i parë i zgjedhun demokratikisht i Kuvendit të Republikës së (Parë) Kosovës.

Qysh duhet me kuptue Idriz Ajetin politikisht: besimtar i subjektivitet të Kosovës dhe shqiptarëve në të. Kosovocentrist i pa kthyeshëm. I pa goje në përballje të ulëta por i qëndrueshëm në projektin politik.

Figurë kulmore e Qarkut Kulturor të Prishtinës, prej ku ka lindë Republika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat