Direkt nga QKUK-ja, gjinekologu tregon sa lindje janë kryer që nga mesnata

Aktuale

Direkt nga QKUK-ja, gjinekologu tregon sa lindje janë kryer që nga mesnata

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustruese

Gjinekologu Afrim Veliu ka treguar se që nga mesnata kanë lindur katër gra dhe se aktualisht në sallën e lindjes janë edhe pesë gra të tjera.

“Sot për shkak të acarit numri i lindjeve ka qenë i vogël. Prej orës 12:00, kanë ndodhur vetëm katër lindje. Një është kryer me prerje cezariane. Katër foshnjat janë meshkuj.

Aktualisht në sallë të lindjes, janë edhe pesë gra.

Për fat të mirë, sot dhe dje s’kemi raste me COVID-19. Pardje ka qenë rasti i fundit. Nuk e di si do të organizohet votimi në klinikë, por sa kam informata nga drejtori do të vijë një ekip mobile e QKUK’së”, ka thënë Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat