Voton Ferdonije Qerkezi: Ka një porosi për atë që vjen në pushtet

Aktuale

Voton Ferdonije Qerkezi: Ka një porosi për atë që vjen në pushtet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:07
Ferdonije Qerkezi

Ferdonije Qerkezi, ka votuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Pas votimit, ajo ka kërkuar nga kushdo që vjen në krye të qeverisë të bëjë më shumë për të pagjeturit.

“Po pres me pas ma mirë me pas ndryshime, pres për personalisht për të pagjeturit, për djemtë e mijë dhe krejt të pagjeturit e Kosovës. Secili që vjen në pushtet në bëjë më shumë për të pagjeturit”, ka thënë ajo 

Ndryshe Ferdonie Qerkezi është nëna e 4 djemve të kidnapuar nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë. Në mesin e tyre ajo të zhdukur dhe bashkëshortin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat