Dalja në zgjedhje, qytetarët e kësaj komune kishin më së paku interesim për të votuar

Aktuale

Dalja në zgjedhje, qytetarët e kësaj komune kishin më së paku interesim për të votuar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Ilustrim

Qytetarët në Dragash kanë pasur më së paku interesim për të votuar, sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Dragash, vetëm 31,64% e atyre që kanë pasur të drejtë të votojnë, e kanë shfrytëzuar këtë.

Në numra, i bie se kanë dalë në zgjedhje 11.823 qytetarë me të drejtë vote.

Pjesëmarrje e vogël qytetarëve në zgjedhje është shënaur edhe në Klinë, ku kanë dalë të votojnë vetëm 16.616 qytetarë, apo 35,86%.

Ndërkaq komunat me shumicë serbe, janë ato ku ka pasur dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar.

Leposaviqi është komuna me daljen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, me 85,47%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat