Sami Lushtaku flet pas rezultatit zgjedhor

Aktuale

Sami Lushtaku flet pas rezultatit zgjedhor

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Sami Lushtaku

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është deklaruar pasi partia e tij doli e dyta në zgjedhje, por me një përqindje të vogël të votave.

Ai ka falenderuar strukturat dhe simpatizantët e PDK-së për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zgjedhje.

Lushtaku ka thënë se PDK-ja mbetet parti lidere në Skenderaj.

Postimi i tij i plotë:

Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Dua që të falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.

I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.

Do të jemi bashkë gjithmonë! SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat