Haxhiu: Prioritet në drejtësi do të jetë vettingu

Aktuale

Haxhiu: Prioritet në drejtësi do të jetë vettingu

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 00:16
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se prioritetet kyç në fushën e drejtësisë është vettingu.

Haxhiu ka thënë se vettingu do bëhet në nivele të larta hierarkike, derisa shton se do punohen në grupe brenda Ministrisë së Drejtësisë.

“Nuk do të shkojmë sikur kemi vepruar në vitin në lamë pas me grupe të jashtme sepse më nuk kemi kohë. Do të punojmë me grupe të brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë. Çështjen e vettingut e shohim si prioritet që Kosova të ketë në sistemin e drejtësisë njerëz me integritet dhe të pakorruptuar”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka përmendur punën e ministrit në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimit, duke thënë se ky i fundit ka shkelur punën e grupit të jashtëm, duke emëruar një grup tjetër.

Prioritet tjetër sipas Haxhiut në fushën e drejtësisë do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe themelimi i institutit për krimet e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat