Vela tregon sa deputetë do të kenë partitë politike sipas votave të numëruara deri tani

Aktuale

Vela tregon sa deputetë do të kenë partitë politike sipas votave të numëruara deri tani

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka treguar se sa ulëse do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.

Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e ulëseve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me postë.

“Ndarja preliminare e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (pa llogaritjen e votave të pranuara me postë)”, ka shkruar Vela, sipër infografikës së publikuar në Twitter.

Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 14 shkurt, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimit të votave të rregullt, sipas rezultateve që janë paraqitur nga KQZ, LVV është partia fituese, pastaj PDK, dhe LDK është radhitur në vendin e tretë.

Në shumicën e komunave janë numëruar të gjitha votat, ndërkaq numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat