FJALA akuzon KQZ-në për mos regjistrim të votave

Aktuale

FJALA akuzon KQZ-në për mos regjistrim të votave

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Partia FJALA e Gëzim Kelmendit ka akuzuar KQZ-në për mos regjistrim të votave.

Përmes një njoftimi për media, FJALA ka thënë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj kjo parti ka marrë 24 vota, kurse në KQZ janë regjistruar 0.

“Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ. Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve. Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA. Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota. Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim. Kosova i ka 2382 vendvotime”, thuhet në njoftim.

FJALA shton se “imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë”

Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në PZAP për ta dëshmuar vjedhjen ( mosregjistrimin) e votave tona.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat